February 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kleriku serb në Vushtrri gjendet i vdekur brenda kishës, aty gjendet edhe një letër

Rreth orës 23:00 është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.

Dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.

Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.

Ende nuk dihen qartësisht rrethanat e vdekjes, mirëpo “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë se në vendngjarje është gjetur edhe një letër.

Sipas burimeve në Polici, trupi i pajetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.

Related posts

Sondazhi i fundit: VV ruan epërsinë, PDK dhe LDK ngushtojnë diferencën, AAK në prag

dardanianews

Vr*u veten me armën e shërbimit, policja 21-vjeçare jetonte vetëm në banesë

dardanianews

Detaje tronditëse/ 13-vjeçari u gjet i varur me litar në dhomë, shoku: Po realizonte video për Tik Tok

dardanianews