5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kompania e sondazheve në Kosovë, publikon sondazhin e ri, ja çfarë përkrahje ka Vetëvendosje

Nese mund te ju besojme ketyre sondazheve, referuar te dhenave te cilat i ka publikuar kompania Uboconsultig, sipas tyre keto jane satistikat e tyre te shenuara, si me posht:

Një sondazh i realizuar nga Uboconsultig ka nxjerrë se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin shpejt, fituese do të dilte Lëvizja Vetëvendosje me 52 për qind të votave.

Hulumtimi ka përfshirë 1 mijë e 65 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 815 shqiptarë 815, 150 serb dje 100 pjesëtarë të minoriteteve të tjera.

Anketimi është bërë përmes thirrjeve telefonike dhe të dhënat janë procesuar përmes softuerit menaxhim të anketave.

Në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, qytetarët janë përgjigjur se 52.8 % do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje. 17% për Lidhjen Demokratike, 12.4 % për Partinë Demokratike të Kosovës, 6.6 % për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kurse për Listën Serbe janë shprehur 5.2 %.

Qytetarët kanë pasur pritje të mëdha nga Qeveria e Albin Kurtit. 48.2 % janë shprehur se do të sjellë ndryshime të mëdha, 34.4 % ndryshime te vogla pozitive. 9 % e të anketuarve kanë thënë se Qeveria nuk mund të sjellë ndryshime në Kosovë.

Qytetarët janë shprehur të kënaqur edhe me përbërjen e Qeverisë Kurti.

Related posts

Lamtumirë, Veprimtari dhe arsimtari i durimit dhe i besimit të pathyshëm

dardanianews

Milaim Zeka flet për disa përgjime të EULEX-it: Ish-deputeti s’e la dashnoren ta raportonte vjedhjen në Polici

dardanianews

Do të bëj çmos që t’i marr fëmijët”, lajmërohet Egzona nga Podujeva e zhdukur që nga 2 janari

dardanianews