November 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Konfirmoi lidhjen e re dhe se po bëhet baba, por Mevlani para pak muajsh i shkruante akoma ish-të dashurës

Mevlan Shaba ka trazuar ujërat në Big Brother VIP Kosova 3 derisa u mësua se ditën e djeshme (e hënë) po bëhet baba për herë të parë.

Ai po ashtu gjatë spektaklit konfirmoi lidhjen e re, e që më pas e surprizoi duke i treguar për fëmijën që po presin.

Por, i njëjti duket se akoma nuk ka mbyllur lidhjet me ish-partneren e tij, Livia Brungën.

Ajo bëri një postim menjëherë pas kësaj duke thënë se në natën që hyri i shkruante dhe i thoshte se e do akoma.

Ish-partnerja e Mevlanit e shokuar nga lajmi se po bëhet baba: Në natën që hyri më telefonoi dhe më tha se më do akoma

Lexo po ashtuIsh-partnerja e Mevlanit e shokuar nga lajmi se po bëhet baba: Në natën që hyri më telefonoi dhe më tha se më do akoma

Veç kësaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” para pesë muajve ka qenë në një emision në Top Channel, ku mori një letër nga Shaba.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai e përshkruante gjithë historinë e tyre duke thënë se kanë lënë përgjysmë planet.

“Më vjen shumë keq që lamë në gjysmë plane dhe shumë ëndrra bashkë”, ishin fjalët e Mevlanit.

Të njëjtit deklaruan se kanë tentuar disa herë që të kenë fëmijë. /Telegrafi/

Related posts

“Kanë fëmijë jashtë martese”/ Trondit Eni Çobani përballë Grida Dumës për çiftin e njohur shqiptar

dardanianews

“Sa herë bie shi, uji hyn brenda”, Arbër Hajdari shkon në banesën e këngëtarit Klajdi Musabelliu dhe nis puna për rikonstruktimin

dardanianews

Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar

dardanianews