Ky donacion, i përbërë nga një sasi e madhe lodrash, mjete konkretizimi e materiale të ndryshme, ka për qëllim të lehtësojë dhe të mbështesë punën e përditshme që zhvillohet në Shërbimin e Logopedisë. Këto mjete do të sigurojnë mbarëvajtjen e punëve dhe do të ndihmojnë në trajtimin e fëmijëve me çrregullime në të folur, duke iu mundësuar atyre të arrijnë më shpejt rezultatet e dëshiruara.
Donacioni është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vlerës së tij materiale, por edhe për shkak të konfirmimit të vazhdimit të mbështetjes nga “Ujë Rugovë” dhe “Buzuku”. Kjo nuk është hera e parë që “Ujë Rugove” ka ndihmuar Shërbimin e Logopedisë dhe tani, me shtimin e librarisë “Buzuku”, pritjet janë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
” Në emër të fëmijëve që trajtohen çdo ditë në shërbimin tonë dhe gjithë stafit jemi përzemërsisht falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen,” tha Zahide Uka – Rraci, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së Klinikës së Logopedisë.
Shërbimi i Logopedisë po punon me përkushtim për të rinovuar dhe përmirësuar kushtet për pacientët. Donacioni i sotëm do të jetë një ndihmë e çmuar për këtë mision, duke u mundësuar stafit dhe nxënësve të vazhdojnë punën e tyre me materiale dhe mjete të reja.
Promo