8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Korrupsion masiv 120 milionësh në Zimbabve”, “anëtar i bandës së Lushnjës”, këta janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiut 19:33 – Sot Shpërndaje në Afera e inceneratorëve pos që ia prangosi duart dhe e çoi në burg ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka, zbuloi edhe oligarkë të përfshirë në skandale, e fatkeqësisht edhe media që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Njëjtë si Fax News e oligarkut Irfan Hysenbelliut, edhe Albanian Post e Baton Haxhiut u pagua nga kompanitë e inceneratorëve, raporton CNA.al. Varësisht nga “pazaret” janë bërë edhe pagesat, ama gjithmonë duke u paraqitur si reklama, përkundër që këto media nuk konsiderohen të mëdha. Pra, kanë shumë pak audiencë që do t’i arsyetonte paratë për reklama. Pyetjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria. Kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës, sipas CNA.al, i dhanë haraç Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës. Madje sipas CNA, median e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni. Megjithatë, reklamat e inceneratorëve dolën në Albainan Post, e paratë shkuan në llogari të pronarit Haxhiu. Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro. CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës Kush janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiun? Ministra të qeverisë shqiptare, por edhe emra të tjerë të njohur ishin përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha të ndodhur në Zimbabve, vend i largët në Afrikën e Jugut. Mes listës së personave të përfshirë në këtë skandal ishte edhe biznesmeni nga Shqipëria, Klodian Zoto. Zoto njihet në Shqipëri si drejtues i kompanisë konçensionare për tenderët për ndërtimin e inceneratorit në Fier e Tiranë. Shumë herë ai është akuzuar nga opozita për korrupsion dhe një tender pa garë nga kompania e tij krijuar tre muaj para se të bënte propozimin e pakërkuar. Afera ku Zoto sihte përfshirë, tashmë jashtë kufijve, kishte të bënte me marrjen e tenderit për të ndërtuar impiantin për përpunimin e mbeturinave me rikuperim të energjisë duke prodhuar energji elektrike. Në Republikën e Zimbabve është akuzuar një ministër për ndikim në tenderin dhënë kompanisë së Zotos. Kompania e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V, është me bazë në Holandë dhe kontrata e lidhur ishte në vlerën e 120 milionë eurosh që do të shërbenin për ndërtimin e impiantit. Edhe në shtetin afrikan, akuzat janë që për tenderin nuk janë ndjekur procedurat e dhënies së tenderit. IEBV është e njëjta kompani me të cilën Klodian Zoto fitoi tenderët për ndërtimin e inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, shkruajnë mediat në Shqipëri. I përfshirë në këtë skandal ishte edhe Mirel Mërtiri. Ndërkohë shumë akuza janë ngritur ndaj Mërtirit, në lidhje me korrupsionin dhe akuzat për inceneratorët. Korrupsion, i cili fillon me inceneratorin e Elbasanit, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere. Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli, i cili për vetëm 15 milion euro ndërton me çelësa në dorë, inceneratorin e Elbasanit. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare. Pas gjithë akuzuave, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte bërë një denoncim të fortë, ku ishte shprehur se Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve, i cili ishte në kërkim, ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës, ndërsa, sipas Bashës, Kryeministri Rama e ka shpallur gjeni para ministrave. Por, Basha nuk është i vetmi politikan, i cili ka përmendur emrin e Mirel Mërtirit, si një nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Një deklaratë të tillë e ka bërë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Derisa në mars të këtij viti, kryetarja e komisionit hetimor për iceneratorët Jorida Tabaku në leximin e raportit final me të cilin do i drejtohen Kuvendit, pati deklaruar se një nga tre pronarët e inceneratorëve, konkretisht Stela Gugallja është edhe bashkëjetuese e Mirel Mërtirit. “Mirel Mërtiri një person me të shkuar të dyshimtë e pa asnjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij papritur është bërë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe në botë”, tha Tabaku për të. “Është vërtetuar se formalisht pronarët e inceneratorëve janë tre, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe në pak raste Mirel Mërtiri. Por e vërteta është se kryepronari i vërtetë është Mirel Mërtiri, shtetasi Klodian Zoto vartësi i tij, ndërkohë që Stela Gugallja, bashkëjetuesja e tij kanë menaxhuar tre kontrata prej 430 milionë eurove duke u fshehur pas kompanive hollandeze herë pas kompanive italiane gjithmonë është i njëjti person që shfaqet”, u shpreh Tabaku. Sapo Ndodhi: Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 15 great foods richer in calcium to enrich your diet The Travel Breeze | Sponsored Is your dog jumping up on you? Here’s what it means 5minstory.com | Sponsored She washed her hair with cola and this was the result Tips and Tricks | Sponsored The Shape of Your Face Shows Your True Personality Home Tricks | Sponsored Më shumë nga interneti Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani Mos e shtyni !!! Nëse keni thonjtë e verdhë ose kërpudhat, duhet ta bëni menjëherë… Pikat e para në treg që rregullojnë presionin në vetëm shtatë ditë! Bëni vetë në shtëpi! LAJME TË NGJASHME Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 19:58 – Sot Lushtaku: Bordi i Kurtit e la pa puna bashkëshorten e Heroit Kodra 19:06 – Sot CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit… 18:41 – Sot Komuna e Skenderaj shpenzon mbi 10 mijë euro për dreka zyrtare 17:58 – Sot Pa licencë të mjekut: Njeriu i afërt i ministrit të Shëndetësisë pritet bëhet drejtor në Telemjekësi 17:20 – Sot KEK anulon konkursin përmes të cilit u punësuan dhjetëra militantë të VV’së 17:02 – Sot Shpallet fajtor prizrenasi që tentoi ta vras qytetarin vetëm pse i ra borisë, dënohet me 3… 16:17 – Sot InDoks Promo | Gjykata anti-UÇK 16:13 – Sot MË SHUMË Lajme Hulumtime/Analiza Show Op-Ed Life Sport Insajderi TV Fact-Checking Policy Ethics Policy Corrections Policy Editorial Team Info Ownership, Funding & Trademark Information Na ndiqni në Për më shumë INSAJDERI TV © 2015-2020 Gazeta Online Insajderi Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ×

Afera e inceneratorëve pos që ia prangosi duart dhe e çoi në burg ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka, zbuloi edhe oligarkë të përfshirë në skandale, e fatkeqësisht edhe media që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Njëjtë si Fax News e oligarkut Irfan Hysenbelliut, edhe Albanian Post e Baton Haxhiut u pagua nga kompanitë e inceneratorëve, raporton CNA.al.

Varësisht nga “pazaret” janë bërë edhe pagesat, ama gjithmonë duke u paraqitur si reklama, përkundër që këto media nuk konsiderohen të mëdha. Pra, kanë shumë pak audiencë që do t’i arsyetonte paratë për reklama.

Pyetjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria.

Kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës, sipas CNA.al, i dhanë haraç Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës.

Madje sipas CNA, median e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni. Megjithatë, reklamat e inceneratorëve dolën në Albainan Post, e paratë shkuan në llogari të pronarit Haxhiu.

Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro.

Kush janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiun?

Ministra të qeverisë shqiptare, por edhe emra të tjerë të njohur ishin përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha të ndodhur në Zimbabve, vend i largët në Afrikën e Jugut.

Mes listës së personave të përfshirë në këtë skandal ishte edhe biznesmeni nga Shqipëria, Klodian Zoto.

Zoto njihet në Shqipëri si drejtues i kompanisë konçensionare për tenderët për ndërtimin e inceneratorit në Fier e Tiranë. Shumë herë ai është akuzuar nga opozita për korrupsion dhe një tender pa garë nga kompania e tij krijuar tre muaj para se të bënte propozimin e pakërkuar.

Afera ku Zoto sihte përfshirë, tashmë jashtë kufijve, kishte të bënte me marrjen e tenderit për të ndërtuar impiantin për përpunimin e mbeturinave me rikuperim të energjisë duke prodhuar energji elektrike. Në Republikën e Zimbabve është akuzuar një ministër për ndikim në tenderin dhënë kompanisë së Zotos.

Kompania e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V, është me bazë në Holandë dhe kontrata e lidhur ishte në vlerën e 120 milionë eurosh që do të shërbenin për ndërtimin e impiantit. Edhe në shtetin afrikan, akuzat janë që për tenderin nuk janë ndjekur procedurat e dhënies së tenderit. IEBV është e njëjta kompani me të cilën Klodian Zoto fitoi tenderët për ndërtimin e inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, shkruajnë mediat në Shqipëri.

 

Related posts

Ushtria e SHBA-së dhuron mjete ushtarake për Ushtrinë e Kosovës

dardanianews

Vdekja e themeluesit të LDK-së deri tek akuza e Thaçit nga Specialja, këto janë fjalët e gazetares angleze

dardanianews

SHBA dorëzohet para presionit rus, Rusia përshëndet vendimin e Biden

dardanianews