22.3 C
New York
August 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Snajperisti britanik habitet me Ushtrinë e Putinit/ Rrëfim nga fronti i luftës në Ukrainë

Një ish-snajperist i ushtrisë britanike që shërbeu në Afganistan tani po lufton në Ukrainë. Atje ai habitet me dobësinë e rusëve, shkruan media zvicerane Blick.ch transmeton “Bota sot”.

Kur Presidenti Zelensky iu bëri thirrje të huajve që t’i bashkohen Ukrainës në luftën kundër Rusisë, u paraqiten rreth 20,000 vullnetarë nga e gjithë bota. Midis tyre ishte britaniku Shane Matthew (34).

Matthew është një veteran i ushtrisë britanike dhe ka shërbyer dy herë si snajperist në Afganistan, raporton Business Insider, përcjellë “Bota sot”. Tani ai po ndihmon në trajnimin e luftëtarëve në Ukrainë. Ndër të tjera, ai u mëson civilëve vullnetarë se si të përdorin një armë.

Për veteranin, një gjë është e qartë: Trupat e Putinit janë të këqija në luftime. Britaniku raporton për “Times” se forcat e armatosura ruse janë “taktikisht inferiore” ndaj atyre ukrainase. Një herë ai pa një panik tek një patrullë ruse me 12 trupa, kur u qëllua. Shumica u vranë dhe disa u larguan. Kjo sjellje dëshmon për “paaftësinë e plotë”.

Image

Related posts

Giroud feston golin me ‘flamurin e Dardanisë’ (VIDEO)

dardanianews

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

dardanianews

Rusia nuk i ndal provokimet, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

dardanianews