November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Kosova bën teori konspiracioni”, Kurti i kundërpërgjigjet Ramës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur është fakti se në të dytën nuk është i pranishëm Bashkimi Evropian.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, e tha qartë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

Ky i fundit sot pas takimit me Merkel nuk hezitoi të thumbonte kryeministrin Kurti duke i thënë se bën teori konspiracioni për “Ballkanin e Hapur”.“Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar.

Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, kishte deklaruar Rama.

 

Related posts

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

dardanianews

“Shkrepe, shkrepe shpejt”/ Florian Binaj zbulon historinë e fotos me Erion Veliajn: Më erdhi si hije nga mbrapa dhe..

dardanianews

SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, mbajti mbledhjen e radhës me Këshillin për Financimin e Ekspozitës së Akademik Fehmi Aganit

dardanianews