3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kur flet Gjergji ‘dridhet’ toka! Ish-agjenti i SHIK-ut: Gjergji u mësua me rrah shpulla, “është krim kjo që bëri Thaçi gjatë luftës në Qirez”

Diplomati Gjergj Dedaj, i cili deri mbrëmë ishte ambasador në Maqedoninë e Veriut, po e përjeton shumë rëndë shkarkimin nga ky post, prej ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani.

Dedaj thotë se shkarkimi është bërë pa asnjë arsye dhe vetëm për hakmarrje politike.

Ish ambasadori ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.

Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin, “presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin e politikanes Lenka Çuko.

Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.

“Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje. Në fakt, Presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike dhe kjo është e drejtë e saj, sepse në një mënyrë në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”.

Dedaj i ashpër me Vjosa Osmanin

Dedaj shkon edhe aq larg sa që u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen.

“Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm Millosheviqi kur ma ka vrarë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë”, është shprehur ai.

Gjatë ditës së sotme, Dedaj përsëri është deklaruar në lidhje me shkarkimin e tij.

Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet lehtë nga zyrat e Ambasadës së Kosovës në Shkup pa përfunduar mandatin e tij.

“Ky është një vendim arbitrar, tendencioz, skandaloz i presidentes Osmani me të cilin ka shkarkuar shumicën e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë. Kosova nuk e ka këtë komoditet për të bërë të tilla eksperimente për hakmarrje politike. Gjendja është alarmante. Ka krim, ka vrasje, pothuajse çdo ditë. Kosova dhe liderët, në këtë rast edhe presidentja edhe ministri i jashtëm, do të duhej të merreshin me arritjen e njohjeve të reja të Republikës së Kosovës sepse janë edhe 5 vende brenda Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Dedaj.

Miftari: Dedaj u mësua me rrah shpulla Hashim Thaçi

E pas këtyre deklaratave të Dedajt ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, Dedaj në asnjë shtet normal nuk do të kishte qenë ambasador.

“Në asnjë shtet normal të botës, një i pamoralshëm si qifti i Gjergj Dedajt nuk kishte me qenë kurrë ambasador dhe as rojtar i Ambasadës të shtetit. Por duke përdorur shantazhin kundër Hashim Thaçit i cili rrezikohej nga Gjykata Speciale u bë ambasador edhe pse si zëvendësministër në Qeverinë Thaçi u zu duke vjedhur para nda kontoja e ministrisë”, thotë Miftari i cili po qëndron në pushime në Linden e Afërt.

Ai tutje thotë se, dikush duhet me i tregua Dedajt se Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e as Vjosa Osmani nuk janë si Hashim Thaçi.

As këto etiketimet e tij nuk kalojnë te kjo qeveri dhe sa i përket se ai nuk do ta lëshoj ambasadën e shtetit të Kosovës, shteti i ka instrumente te veta dhe mundet edhe ta largojnë me dhunë duke e arrestuar, por Gjergji i vogël, si duket është mësua me rrah Hashim Thaçi shpulla dhe stupc gardhi, sikurse në Qirez dhe Baic gjatë luftës 1998. Gjergj Dedaj gabon pasi shteti i ka ligjet e veta dhe i ka edhe stupcat e vet për ata që e lypin…”, pohon Naim Miftari.

Miftari tutje tregon për akuzat e Dedajt për Hashim Thaçin.

“Gjergj Dedaj është një gënjeshtar pasi që kur e patën larguar nga qeveria Thaçi për keqpërdorim e kishte akuzuar live në televizion Hashim Thaçi se e kishte maltretuar fizikisht vet Thaçi gjatë luftës. Pasi e bërën ambasador nuk iu ni zëri më edhe pastaj kur e thirrën Gjykata Speciale thoshte se ai ka qenë kur e ka akuzuar Thaçin, por ka qenë një Gjergj tjetër. Ai e luante rolin e të sëmurit mental, dhe ky margaritar është mësuar me kërku fontanë dëshirash, gjëra ta pamenduara. Kur e patën dërguar ushtarët e UÇK-së në Baic kërkonte makiato dhe Pica, edhe pse kishte muaj që ne as nuk kishim fare rrymë, plus ishte fshat i prapambetur. Aty e kam pa që ky njeri është një sharlatan dhe që e ka vendin në kosh të mbeturinave e jo politikanë, apo më shumë afera seksuale që nuk e ka vendin në politikë e aq më pak si ambasador. Posa shkoi në Shkup ai iu shpalli luftë kryqëzat gjithë shqiptarëve të Maqedonisë vetëm pse ishin mysliman”, përfundon Miftari.

Dedaj: Kur u deklarova kundër Thaçit nuk kam qenë Gjergji

Gjergj Dedaj, pasi që ishte bë ambasador i Kosovës i kishte rënë pishman për deklaratat e tij kundër Hashim Thaçit.

Ai ishte deklaruar se, deklarata e tij që Hashim Thaçi së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së e kanë ndaluar dhe e kanë maltretuar atë nuk qëndron.

“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Evropë”, thotë ai.

“Jam malësor dhe i qëndroj fjalës sime deri në fund. Nuk e kam marrë seriozisht këtë Gjykatën Speciale deri sa është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ende nuk e di pse duhet një gjykatë të krijohet kundër nesh dhe kundër UÇK-së. Pas luftës kam menduar se do të krijohet një gjykatë ndërkombëtare me katër përfaqësues nga NATO, SHBA, BE-ja dhe dy nga Kosova”, kishte thënë ai.

Por, pretendimet e Dedajt ishin se Thaçi gjatë luftës e kishte torturuar për shkak se ai përkrahte Ibrahim Rugovën.

Pretendimet e Dedajt vazhdonin se ndaj tij, Thaçi kishte ushtruar dhunë fizike, psikike dhe morale.

Dedaj: Thaçi na ka marr në pyetje dhe na ka torturu

Këto veprime ai i quante kriminale e jo incidente.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas maltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturua edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në dhjetorin e vitit 2011, pak ditë pasi Thaçi e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit të Transportit.

Ambasadori i Kosovës, me bindje kishte thënë se kur t’i zbulonte sekretet shumë gjëra do të ndodhnin në Kosovë. Por, përkundër se kishte pretenduar se po tregonte diçka të madhe ai ka vazhduar takimet me Thaçin.

“Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëviz në Kosovë”, kishte thënë Dedaj.

 

Related posts

Bajrush Morina: “Maca e zezë” e Thaçit dhe “ëndërra e prishur” e Hashimit dhe fati i mirë i Avdullah Hotit!

dardanianews

Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit

dardanianews

Specialja jep detaje: Veseli u lirua për vizitë në Kosovë për këtë arsye, ja kush po e përcjell

dardanianews