Një fotografi e publikuar nga profesori universitar Bujar Dugolli, ku shihet ai së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një takim të realizuar në vitin 1997, u shpërnda shumë në rrjete sociale e media të ndryshme.
Fotografia është rikthyer në qendër të vëmendjes, tash pasi që Kurti ka takuar sërish Palmerin 24 vite pas, por në cilësinë e kryeministrit të Kosovës. Dugolli thotë se ky takim ishte realizuar më 1 dhjetor 1997, në Departamentin e Shtetit Amerikan, ku ai dhe Kurti kishin marrë pjesë në cilësinë e udhëheqësve të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Kujtojmë se Palmer është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve. /Telegrafi/