Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff po bëhej gati të futej në Kosovë. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve. Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.
Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.
Vite më vonë gjenerali Harff kështu ia shpjegoi skenën në Morinë revistës gjermane ‘Stern’.
“Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin, për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Kur aterrova aty me helikopter, komandantëve serbë as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur”.
Në pyetjen e ‘Stern’ se si do të sillej po të mos merrej seriozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj:
‘Nëse keni qenë 40 vjet ushtar, ju keni një refleks të mirë, edhe për palën tjetër. E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serbë kishin vetëm një hall: si të kthehemi të padëmtuar në shtëpi?» Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi: «Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam person i padëshirueshëm’.
Harff kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Perëndimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve perëndimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.
Harff ishte parashutist dhe kjo shihej nga figura e tij. Shokët e tij ushtarë dhe oficerë e quanin ‘gjeraqinë’.
Ai ishte njëri nga ushtarakët gjermanë që ndikoi më së shumti që Bundesëehri të shndërrohet në ushtri që merr pjesë në operacione paqësore – dhe në raste urgjente edhe në luftë, si në Kosovë më 1999. Përveç në Kosovë Harff më herët kishte shërbyer si komandant i brigadës së parashutistëve gjermanë në Misionin e OKB-së UNOSOM II në Somali. Më 1997 ishte shef i shtabit të divizionit multinacional në Mostar.
Gjenerali Helmut Harff, i lindur më 5 qershor 1939,