9 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Viktima 21-të nga koronavorusi është një 44-vjeçar nga Gjilani

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në orët e mesditës së sotme ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 44-vjeçar nga Gjilani me inicialet, M.I.

44-vjeçari ishte shtrirë në Klinikën Infektive më 17 prill në gjendje shumë të rëndë dhe sipas njoftimit në po atë datë është konfirmuar se është me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Vdekja e 44-vjeçarit nga Gjilani çon në 21 numrin e përgjithshëm të viktimave në Kosovë.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19. /Lajmi.net/

Related posts

Shembet një pjesë e një restoranti në Stamboll, njerëzit përfundojnë në det

dardanianews

Kroacia ”trondite” gjithe boten!! I del ne ndihme te madhe Kosoves duke i dhene goditje BE-se

dardanianews

“Unë veç me burra merrna”, një qytetar pretendon se u kërcënua nga deputeti i LDK-së, ia publikon bisedën

dardanianews