November 19, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është 60 – vjeçari që u gjet i vdekur në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë

Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e djeshme me shirita të Policisë. Një burrë i moshës 60 vjeçarë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë  marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Related posts

U qëllua 7 herë me thikë nga djali i saj – kjo është drejtoresha që tronditi Maqellarën! Sbulohet arsyeja e sulmit

dardanianews

The Guardian me artikull të veçantë për vendin tonë: Kosova një “përrallë futbolli”

dardanianews

Politikani serb Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

dardanianews