26.6 C
New York
July 5, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është 60 – vjeçari që u gjet i vdekur në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë

Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e djeshme me shirita të Policisë. Një burrë i moshës 60 vjeçarë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë  marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Related posts

Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare

dardanianews

Detaje nga vrasja misterioze/ Deklarata e komandant ‘Drinit’ për UÇK-në, pamje të rralla

dardanianews

Sulmohet fizikisht kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari (VIDEO)

dardanianews