23.7 C
New York
July 5, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme nga Bota

Ky është autori i sulmit në Universitetin e Pragës – e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale

Sulmuesi që vrau 10 persona me armë zjarri në Pragë është 24-vjeçari çek David Kozak.

I riu me origjinë çeke ka qëlluar me pushkë brenda Fakultetit të Arteve. Në Telegram ai kishte paralajmëruar se donte të bënte një masakër në një shkollë.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Republikës Çeke, duke shtuar se të paktën 11 persona kanë humbur jetën përfshirë dhe sulumuesin si dhe 30 të tjerë janë lënduar.
Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Qytetarët “ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.

Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit . Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa , të barrikadoheshin duke përdorur mobilje dhe objekte dhe të fiknin dritat.

Sulmuesi ka qenë në katin e katërt të pallatit dhe ka përdorur një pushkë me tytë të gjatë. Të shtëna të tjera u raportuan në Fakultetin e Artit, gjithashtu në qendër të qytetit. Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale , personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.

Related posts

SHBA rrëzon dronin iranian pranë aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln

dardanianews

Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

dardanianews

‘Zhdukja’ e ministrit të Jashtëm që shkaktoi trazirë, Sky News: Putini ishte i zemëruar me Lavrovin sepse e bëri të dukej i dobët

dardanianews