1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është i riu që vdiq në QKUK, në vendin e punës i ra pakoja me qeramika në kokë!

Një i ri ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Burime të indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është i riu A.Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, viktima ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, deklaroi Gashi.

Related posts

Atraksion i verës, pishina e Gërmisë me pamje e çmime të reja

dardanianews

Biden e Obama reagojnë pas vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk: Kjo dhunë s’ka vend në SHBA, lutemi për familjen e tij

dardanianews

Nga Ma.sc. Idriz Morina: Një ditar, që mund t’ju hyjë shumë në punë, edhe studiuesve të historisë dhe politikës

dardanianews