13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është i riu që vdiq në QKUK, në vendin e punës i ra pakoja me qeramika në kokë!

Një i ri ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Burime të indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është i riu A.Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, viktima ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, deklaroi Gashi.

Related posts

Veteranët e UÇK-së kërcënojnë me protesta nëse nuk rriten pensionet e tyre

dardanianews

Putin me valixhen e kodeve bërthamore në funeralin e kryenacionalist rus në Moskë

dardanianews

Votoni në sondazh 24 orë: A duhet të shfuqizojë Qeveria Kurti vendimin për shaminë?

dardanianews