20.7 C
New York
July 6, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është punonjësi i shezlloneve që përdhunoi turistën italiane

Leonard Preza, baba i tre fëmijëve, është 26-vjeçari shqiptar i arrestuar për përdhunimin e një 18-vjeçareje nga Campagna Lupia. Ai është person me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe mbajtje pa leje.

Në videon e publikuar nga JOQ ishin fiksuar momentet kur punonjësi i shezlongëve në një hotel në Durrës po tentonte t’i shiste drogë turistes italiane të ulur në breg.

E reja ka rrëfyer në polici se ishte larguar për pak nga shoqëria e saj dhe ishte ulur në një shezlong afër hotelit ku po qëndronin. Pikërisht aty, rreth orës 5:30, ndodhi tragjedia. 26-vjeçari iu afrua dhe e përdhunoi, ndërsa përpjekjet e saj për t’u vetëmbrojtur nuk dhanë rezultat.

Preza ka pohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. E reja është dërguar në spital me hematoma të dukshme në duar, qafë dhe pjesë intime të trupit, gjë që konfirmon abuzimin.

Related posts

Mësohet personi që bindi Haxhi Shalën ta votojë Qeverinë Hoti

dardanianews

Kryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

dardanianews

Biseda interesante e Ibrahim Rugovës me Sabri Fejzullahun: Jemi një gjeneratë, ka qenë ekstravagant

dardanianews