November 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Labi gati arrin ëndrrën, drejt futjes sonte në BBVK

Pas një sage të gjatë kërkesash publike, e madje edhe protestash për t’u bërë pjesë e formatit, duket se Labinot Rexha më në fund po e realizon ëndrrën e tij.

Këngëtari shfaqur nga ambientet e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Por, hyrja e tij nuk është ende e vulosur përfundimisht si banor me të drejta të plota.

Moderatori i programit, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur kthesën e papritur të kësaj ngjarjeje. Ai njoftoi se do të hapet një televotim i posaçëm, përmes të cilit “Vëllai i Madh” ia ka dorëzuar fuqinë publikut.

Do të jenë teleshikuesit ata që do të vendosin me votat e tyre nëse Labi do të vazhdojë të qëndrojë si banor zyrtar i “Big Brother VIP Kosova”, apo nëse aventura e tij do të përfundojë ende pa nisur mirë.

Mbetet për t’u parë nëse këmbëngulja e tij do të shpërblehet nga votat e publikut!

Related posts

Je ndarë apo jo me Ledrin?’, Sara nxehet dhe i thotë gazetarit: I jep gojës shumë ti

dardanianews

‘Ah biri im…’, Parashqevinë e ‘mbytë’ malli për djalin

dardanianews

Neda e bën për pesë pare vëllaun dhe kunatën në “BBVA”

dardanianews