19.5 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Lajm fantastik: Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori 2026

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet.

Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të ulet numri i lopëve që duhet të ketë një fermer për të marrë financim nga shteti nga 10 që ishte në 5 lopë, ndërsa financimi rritet nga 10 mijë lekë që ishte në 12 mijë lekë.Gjithashtu ulet numri i deleve dhe dhive që duhet të kesh, nga 100 krerë në 50 krerë bagëti, dhe rritet financimi nga 1200 lekë që ishte në skemën e 2025-ës, shkon në 1500 lekë me skemën e re.Për bletarinë duhet të kesh minimumi 25 koshere nga 50 që ishte më parë, që të përfitosh financim prej 2 mijë lekë për zgjua, nga 1 mijë lekë që ka qenë.

Ne Skemën Kombëtare të 2026-ës shtohet për herë të parë financimi për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë.Ndërkohë nga skema kombëtare hiqet nafta falas për fermerët, e cila hyri në fuqi në janar të vitit 2021.Në skemën e re nafta pa taksa nuk është më si mbështetje financiare, dhe ky ndryshim bëhet pikërisht në kushtet kur vendi po përballet me çmime të larta nafte prej luftës në Lindjen e Mesme./A2CNN/

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron trazira në Mitrovicë: Mund të përsëritet marsi i vitit 2004, ja kush po koordinohet

dardanianews

Muhaxheri konfirmon: Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së

dardanianews

Anita Haradinaj befason moderatorin: Më vjen keq që s’ja kam bo qejfin gjyshes me u martu me ty

dardanianews