1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhënë një lajm të mirë për familjet, të cilat janë në asistencë soaciale.

Ai ka thënë se për 3 muajt e ardhshëm, ata do të marrin dyfish pagesën e asistencës soaciale, transmeton IndeksOnline.

Statusi i plotë i ministrit Reçica:

Të dashur qytetarë, sot po ndaj me ju një lajm shumë të mirë për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale.

Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

Kjo pa dyshim që është një ndihmë shumë e rëndësishme për këto familje, veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Ne si MPMS jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë.

 

 

Related posts

Pesë gjërat që duhet të dini për Forcën e Reagimit të NATO-s!

dardanianews

Fundi i luftës në Ukrainë, Putin i përgjigjet Zelenskyt: “Nuk kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet”

dardanianews

Tragjedi: Ndërron jetë Justin Thornton, pas nokautit brutal

dardanianews