January 22, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaSport

Lajm i rëndë për botën e sportit: Vritet në luftime futbollisti armen

Një lajm i tmerrshëm i shtohet atyre që vijnë nga fronti i Nagorny-Karabakh, por këtë herë prek botën e sportit, duke e tronditur atë.


Një futbollist armen, që luante në divizionin e dytë të vendit të tij, për Alashkert-2, përpara se të merrte armën për të luftuar në front, ka mbetur i vrarë në rajonin separatist të Nagorno Karabakh.

Futbollisti Liparit Dashtoyán është vrarë në front, ku që nga fundi i shtatorit po zhvillohen luftime të përgjakshme mes forcave armene e azerbaixhane e lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Alashkert-2 në një komunikatë. “Dashtoyán është futur në listën e heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun. Prehu në paqe, ushtar”, thotë njoftimi.

Futbollisti 22 vjecar ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori, sipas asaj që bëjnë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.

 

Related posts

Këto janë të gjitha gratë që pretendohet se kanë pasur lidhje me Vladimir Putinin

dardanianews

Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se Kim Jong un është ‘gjallë dhe mirë’

dardanianews

“Do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme”, paralajmërimi i kryeministrit italian pas bisedës me Putinin

dardanianews