11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Keshilla Shëndetësi

Dieta gjermane: Humb 10 kg për 23 ditë

Kjo dietë është nxjerrë nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit si proteina, karbohidrate, yndyrna, albuminë, etj.

P.sh., ditët që përmbajnë mish, nuk përmbajnë aspak albuminë, si makarona, oriz, djathë, etj.

Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm nga ushqimet e përcaktuara në dietë.

Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe duhet të pihet pa sheqer.

Dieta është 23-ditore dhe mundëson rënien nga 8­ deri 10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.

Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.

Dita 3,4,5: Qofte me sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate).

Dita 6,7,8: Biftek viçi i pjekur me të njëjtën sallatë mikse, si më lart.

Dita 9,10,11: Mish pule i pjekur me sallatë mikse.

Dita 12,13: Patate të pjekura, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera, (si lulelakër, brokoli, karota, etj).

Dita 16,17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).

Dita 18,19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).

Dita 20,21: Bathë (ose fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.

Dita 22,23: Oriz dhe kos.

 

 

 

 

Related posts

Merret nëpërmjet hundës, ky është ilaçi që pritet të kurojë koronavirusin

dardanianews

Edhe një rast i konfirmuar me koronavirus, shkon në 20 numri i të infektuarve

dardanianews

Alarmante: 13 persona të vdekur nga Covid në Kosovë, kaq persona u infektuan

dardanianews