3.4 C
New York
March 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmi Bujshëm I Mjekut Amerikan: “Kam Gjetur Kurën Për Koronavirusin”, Do Të Testohet Nga Ushtria Amerikane

Koronavirusi ka shkaktuar një pandemi në të gjithë planetin, duke infektuar mbi 180 mijë persona e duke i marrë jetën mbi 7000 njerëzve.

Virusi në vetvete është quajtur SARS-CoV-2 (Severe Acute Respiratory Syndrome). Sëmundja që shkakton është quajtur “Sëmundja e Koronavirusit 2019 (Coronavirus Disease 2019), ose shkurt Covid 19.

Jacob Glanville, një mjek amerikan është shprehur se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane.

Glanville u shpreh për mediat: “Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuardra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i kemi zhvilluar në laboratorin tonë dhe tashmë mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin SARS-CoV-2 [COVID-19]”.

Antitrupat do të dërgohen në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Sëmundjeve Infektive të Ushtrisë Amerikane, i cili do t’i përdorë drejtpërdrejt kundër virusit për të demonstruar nëse funksionojnë ashtu si synohet. Testet tek njerëzit do të bëhen më vonë.

Related posts

VIDEO/ Balena gëlltit dy vajza në Kaliforni dhe më pas i nxjerr jashtë

dardanianews

Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezikohet Kosova

dardanianews

“Hajne, i ke bë milionat”, qytetari i shkon në tavolinë Fitore Pacollit dhe përplaset me të

dardanianews