15.2 C
New York
October 14, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi fundit: “Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Macron nuk dha më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo ai tha se çështja e vizave për momentin është pezulluar, transmeton Telegrafi.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,tha Macron.

Telegrafi ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës lidhur me deklaratën e presidentit Macron, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Related posts

Spanja e gatshme ta njohë Kosovën, ka një kusht!

dardanianews

Vëllezërit Geci nga Llausha: E gjithë Drenica me Bekim Jasharin

dardanianews

IKSHPK: Tri raste të dyshuara me koronavirus rezultojnë

dardanianews