Irani ka lëshuar drone drejt Izraelit, bëri të ditur një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Zëdhënësi i IDF’së, Daniel Hagari tha se ata po e ndiqnin kërcënimin në hapësirën e tyre ajrore dhe shtoi se ato do të marrin disa orë për të mbërritur në Izrael.
GPS-i në Izrael nuk do të jetë në funksion në zona të caktuara si pjesë e përgatitjeve, tha Hagari.
“Nëse zbulojmë kërcënime specifike që kanë një kohë më të shkurtër mbërritjeje, ne do t’ju përditësojmë menjëherë”, tha Hagari.
“Ne ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Ne i kuptojmë këto kërcënime dhe i kemi trajtuar ato në të kaluarën”. /Insajderi.rog/