July 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kush i prinë listës së VV-së, Albin Kurti apo Vjosa Osmani, flet bashkëpunëtori i kësaj të fundit

Sipas Komisionit Qindorë Zgjedhor, Vjosa Osmani do t`i prijë listës së kandidatëve për deputetë të  Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë gjë e ka mohuar bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Lendrit Iljazi, zyrtari i lartë ekzekutiv i stafit të kabinetit të u.d të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo do ta mbaj numrin 2.

“Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti”, ka shkruar Iljazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti.

Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë!

 

 

 

 

 

Related posts

Persekutoi te krishterët për 70 vjet. Superfuqia ateiste mori fund për Krishtlindje.

dardanianews

Reagim: Humba venin e punes, por nuk ju nenshtrova askujt.

dardanianews

Reagon ashpër Vjosa Osmani: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim, do t’i padis të gjithë

dardanianews