24.8 C
New York
July 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi fundit: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

Krimet e Rënda kanë arrestuar edhe një person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Sinjali mëson se i dyshuari është, Tomë Dodaj, 74-vjeçar, nga fshati Novosellë i Gjakovës.

Burimet njoftojnë se Dodaj është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Dodaj është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, teksa Sinjali mëson se atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

Trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Kjo vrasje e rëndë ka tronditur qytetarët, shoqërinë civile dhe akterët e fushës së politikës, të cilët kanë reaguar ashpër duke kërkuar dënim maksimal për kryesit e veprës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related posts

Ekspertët: Koronavirusi do të pësojë mutacion, do të ashpërsohet dhe do të bëhet më kërcënues se kurrë

dardanianews

Të ‘gëlltitur’ nga hipopotami, të ‘shqyer’ nga një ari polar – dhe jo vetëm kaq: Rrëfimet e njerëzve që i mbijetuan sulmeve më brutale të kafshëve në botë

dardanianews

Horrori vazhdon: vdes një nga politikanët më të pasur rusë

dardanianews