28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Tragjedi në Gjermani: 19-vjeçari vrau tre anëtarë të familjes – prindërit dhe vëllaun

Një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën e tij në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran, njoftoi të mërkurën zyra e prokurorit publik në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.

19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61-vjeç dhe më pas vëllain 34-vjeçar. Motra, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur, u plagos dhe u transportua me helikopter në një spital aty pranë. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda me thikë, por jeta e saj nuk është në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, njoftoi të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit. I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja. Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit.

Në të njëjtën zonë, dy muaj më parë, një djalë 32-vjeçar vrau prindërit dhe përfundimisht veten.

Related posts

“Vëlla Ibrahim”, Letra që Adem Demaçi ia kishte dërguar Ibrahim Rugovës më 1992

dardanianews

Ky është mesazhi në arabisht që bllokoi aeroportin me kërcënimin për bombë

dardanianews

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

dardanianews