9.8 C
New York
March 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: ARRESTOHET MULLA OSMAN MUSLIU!

Mbrëmë policia e Drenasit ka arrestuar Mulla Osman Musliu, imamin e njohur të Drenicës.

 

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se Mulla Osmani është arrestuar pas sulmit fizik ndaj një punëtorë të Bashkësisë Islame në Drenas.

I njejti ditë më parë kishte thyer me dhunë një derë në zyre të BIK-ut të cilën e kishte uzurpuar.

Kështu bërë të ditur për Ballkani.info burime brenda policisë në Drenas të cilët thanë se Mulla Osmanin e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në një përgjigje për Ballkani.info Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e dy personave pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

“Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime të dukshme si dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që pas intervistimit të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes në Drenas për 48 orë”, thekson policia.

Related posts

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane është kundër restaurimit të shtëpisë së tij

dardanianews

Vjosa Osmani, sot jep dorheqje?

dardanianews

Osmani: Masa e përkohshme parandaloi një dëm të pariparueshëm në funksionimin e institucioneve

dardanianews