April 8, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Irani hap Ngushticën e Hormuzit

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit.Por, të dhënat kanë treaguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë në një deklaratë se Teherani do të pushojë kundërsulmet dhe do të sigurojë kalim të sigurt përmes rrugës ujore në Ngushticën e Hormuzit, nëse ndalojnë sulmet kundër tij.Të mërkurën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se “kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me Forcat e Armatosura të Iranit”.Kurse, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit e ka përshkruar marrëveshjen si një fitore ndaj SHBA-së, duke pretenduar se Trumpi kishte pranuar kushtet e Iranit për t’i dhënë fund armiqësive.Ndërkaq, Trumpi i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se ishte një “fitore totale dhe e plotë”.

Related posts

Vdes kryetari i kësaj partie politike të Kosovës

dardanianews

“Mbi 60 mijë dollarë në muaj kush lufton në Ukrainë”, Perëndimi bën ofertën tunduese

dardanianews

‘Zhduket’ Koronavirusi në këtë shtet të Botës, nis jeta normale

dardanianews