18 C
New York
June 1, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Kërcënim për një front të ri? ​Shkrepen tri raketa nga nga ky shtet drejt Izraelit

Të paktën tri raketa u shkrepën sot nga Libani jugor drejt Izraelit, thanë zyrtarët libanezë të sigurisë.

Sipas zyrtarëve, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin ose ku ranë raketat, raporton AP.

Raketat u lëshuan nga zona Klaileh, në veri të qytetit Nakura, afër kufirit me Izraelin.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një postim në Twitter konfirmuan se tri raketa u qëlluan nga Libani në brigjet e Izraelit

“Pak më parë, tri raketa u qëlluan nga Libani në Detin Mesdhe në brigjet e Galilesë,” tha ushtria e Izraelit në një deklaratë. “Sipas protokollit nuk u dëgjuan sirena”- një aludim ndaj mbrojtjes ajrore izraelite që injorojnë raketat e vendosura për të goditur zonat e pabanuara.

Anëtarët e fraksioneve ushtarake palestineze jetojnë në Libanin jugor, si dhe anëtarët e grupit Shiit Hezbollah, sipas AP.

Dy burime pranë Hezbollah thanë për AFP se grupi shiit libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Bejruti në lidhje me incidentin.

Izraeli zhvilloi një luftë kundër guerileve të Hezbollahut në Libanin jugor në vitin 2006, por kufiri ka qenë kryesisht i qetë që nga ajo kohë. Fraksione të vogla palestineze në Liban kanë qëlluar në mënyrë sporadike mbi Izraelin në të kaluarën, sipas AFP.

 

 

Related posts

Ish-eprori i UÇK-së tregon çfarë u thoshin ushtarëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli e Çeku kur dilnin në veri: Mos na prishni me…

dardanianews

Qetësohen” tregjet: Bie çmimi i naftës pas lajmit për tërheqje të trupave ruse nga kufiri me Ukrainën

dardanianews

Albulena Haxhiu e ashpër me LDK-në: Nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!

dardanianews