15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar këshilltarin politik të tij, Shkëlzen Gashin.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se, “sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi”.

Kurti ka shtuar se disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë.

“Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka thënë Kurti.

Related posts

PSD: Të emeruarit e VV’së në borde janë të fryrë nga korrupsioni, këta kapin në emër të popullit

dardanianews

Ekskluzive: Tensione në delegacionin e Kosovës, nëse Haradinaj nuk e pranon marrëveshjen, Amerika i del kundër atij

dardanianews

Kurti nuk merr përgjegjësinë e rritjes së çmimeve

dardanianews