17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeLajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë Ismail Kadare

Ka vdekur shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, në moshën 88-vjeçare.

Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. /TCh/

Related posts

Edhe babai i kryetarit të Prizrenit- Daver Haskuka privatizon në vlerë prej 71 mijë eurosh

dardanianews

Ish-aktivisti i VV’së: Albin ke organizuar protestë kundër pavarësisë, jemi plagosur e vrarë që t’i të jesh kryeministër

dardanianews

Si u prishën raportet me miqtë ndërkombëtarë, nga ato që kishte ndërtuar Presidenti Rugova?

dardanianews