December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Novosti; Përplasen Vjosa Osmani e Aleksandar Vuçiq, tensionohet takimi i “Brdo-Brijunit”

Siç pritej, fillimi i takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni” u zhvillua në një atmosferë të elektrizuar dhe sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviq e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas pohimeve të burimeve të “Novostit”, diskutimi filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiq i kundërshtoi paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviq thuhet se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit” u reagoi kreu i shtetit serb.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Related posts

Burri i Albulena Haxhiut paralajmëron Thaçin, LDK-në, AAK-në e NISMA-n, ja çfarë thotë për destabilizim të gjendjes në vend

dardanianews

Biden: Amerikanët nuk duhet të kenë frikë nga lufta bërthamore

dardanianews

Para hyrjes së Adriana Matoshit në operacion, Keith me dedikim prekës për të

dardanianews