22.5 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Presidentja e Kosovës feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen, raporton Gazeta Express.

Osmani u lind me datë 17 maj të vitit 1982 dhe sot i ka mbushur 39

Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Osmani më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë si dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani është e martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Related posts

Shkruan Baton Haxhiu: Republika e Xhelalit

dardanianews

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit

dardanianews

Ish-agjenti i SHIK-ut përmend emrat e atyre që tradhtuan “Grupin e Kumanovës”

dardanianews