8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmi për vdekjen e 15-vjeçares, pritet me pikëllim të thellë

Të martën ka ndërruar jetë 15-vjeçarja Agnesa Bajrami, pas një lufte të vështirë me kancerin.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e saj përmes njoftimeve në rrjete sociale.

“Ka ndërruar jetë më e dashura, motra jonë Agnesa Bajrami, pas një sëmundje të rëndë”, ka njoftuar Miri Bajrami.

Lajmi për vdekjen e saj e ka pikëlluar edhe mësuesen Edita Shehu, e cila e ka kujtuar Agnesën si shembull për të mirë.

“Lamtumirë nxënësja jonë Agnesa! Lajmi për vdekjen tënde na tronditi të gjithëve, Ishe shembull në çdo aspekt! Allahu të shpërbleftë me xhenet! Ngushëllimet familjes Bajrami, Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Po ashtu edhe nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ka thënë se lajmi për vdekjen e Agnesës e ka bërë të qajë.

“Pikerisht para një viti e nisëm Agnesën me shpresë të madhe që do të gjejë shërim në spitalin e Turqisë. E përballoi intervenimin dhe u kthye te familja e saj, e ne luteshim shumë që Agnesa të na shërohet sa më shpejt. Por sot, sot qenka nda nga kjo jetë. Ajo na bëri të qajmë të gjithëve sepse shkoi ende pa i mbushë 16 vjet. Familja, shokët e saj të shkollës dhe gjithë ne kem dhimbje të madhe. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, e shpirti i bardhë i saj bëftë dritë në xhenet!”, ka shkruar Ymeri

Ceremonia e varrimit bëhet nesër, e mërkurë më datë 11.10.2023 pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Kaznic.

Related posts

Gazetari pretendon se pa ushtrinë serbe në Bjeshkët e Istogut, publikon pamjet

dardanianews

Ja si e arsyeton Rexhep Selimi lejen për Jabllanoviqin që të shëtis lirshëm nëpër Kosovë!

dardanianews

Ja kush e dominoi debatin e parë në mes të kandidateve për president të SHBa-ve, Trump apo Biden?

dardanianews