14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Qorrolli zbulon skenarin e LDK-së për Qeverinë e re: Ky do të jetë kandidati për kryeministër

Analisti i çështje politike Vigan Qorrolli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, po synon ta marrë timonin e Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet nenit 95.5 dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese (rasti VLAN).

Ai ka thënë se LDK-ja pritet ta nominojë Avdullah Hotin për kryeministër, i cili sipas tij, do të krijonte një shumicë të re parlamentare pa Lëvizjen Vetëvendosje, po me AAK, NISMA dhe minoritetet, qe bashkë do bënin 63 ulëse në Kuvend.
Qorrolli, në një postim në Facebook, ka theksuar se një qeveri pa zgjedhje dhe me përdorim të nenit 95.5 do të ishte hera e parë në historinë politike e kushtetuese të Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Qorrollit, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Skenari i LDK per nje qeveri te re

1. LDK nuk eshte e interesuar per zgjedhje te reja. Kete gje, te pakten, nuk e ka shpreh asnjehere deri tash, asnje eksponent i larte i saj.

2. Praktika e deritanishme kushtetuese prej vitit 2010 (qeveria Thaçi I) deri ne vitin 2017 (qeveria Mustafa) — na tregon se pas nje mocioni te suksesshem te votebesimit — me automatizem shperndahet kuvendi dhe shkohet ne zgjedhje te reja (neni 82.2). Per kete sherbejne si prova dy dekretet presidenciale, ai u.d. i presidentit, Jakup Krasniqi (2 nentor 2010) dhe dekreti i presidentit, Hashim Thaçi (10 maj 2017).

3. Sipas kesaj konkludohet qe skenari i pare dhe me i mundshmi ne tavoline — jane zgjedhjet e reja. Ky do te ishte respektimi i kushtetutshmerise dhe identitetit kushtetues kosovar — te misheruar ne keto dy dekrete presidenciale.

4. Se dyti, pas votimit pro rrezimit te Kurtit, te dakorduar paraprakisht nga LDK me dy partite opozitare, AAK dhe NISMA, po synohet qe te aktivizohet neni 95.5 i Kushtetutes, qe thote se pas vakances se postit te kryeministrit me rastin e doreheqjes ose per arsye tjera, atehere ndiqet procedura e njejte dhe presidenti e mandaton nje mandatar tjeter qe e ka shumicen parlamentare.

. LDK pikerisht po e synon kete: ta marre timonin e qeverise heren e dyte nepermjet nenit 95.5 dhe aktgjykimit te GjK (rasti VLAN).

6. Nese presidenti Thaçi nuk e perdor praktiken e tij normavenese, siç ka bere me 10 maj 2017, kjo parti (LDK) pritet ta nominoje, Avdullah Hotin per kryeminister — i cili do te krijonte nje shumice te re parlamentare pa Levizjen Vetvendosje, por me AAK, NISMA dhe minoritetet, qe bashke do benin 63 ulese ne kuvend.

7. Aktgjykimi ne fjale i GjK (KO 103/14, rasti VLAN) thote qe edhe ne heren e dyte qeveria nuk mund te krijohet pa fituesin e zgjedhjeve, ne kete rast i bie qe serish LVV duhet te thirret per ta krijuar nje shumice te re, por me nje mandatar tjeter, jo lideri i saj Kurti.

8. Nje qeveri pa zgjedhje dhe me perdorim te nenit 95.5 do te ishte hera e pare ne historine politike e kushtetuese te Kosoves. LDK e ka shansin ta beje sefte, por kjo mund te ndodh vetem nese LVV dhe kryetari i saj, Albin Kurti, heqin dore me shkrim dhe/ose abdikojne nga kjo e drejte kushtetuese prane presidentit te Republikes.

Related posts

Shtimi i forcave në veri, deklarohet komandanti i KFOR-it

dardanianews

U shpall i vdekur në Prishtinë, kosovari u “ringjall” në Shkup

dardanianews

Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

dardanianews