22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

Lakuriqi shkaktoi panik te pasagjerët e aeroplanit që shkonte drejt SHBA-së

Aeroplani i Air India gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara u detyrua të kthehej në New Delhi pasi udhëtarët në fluturim përjetuan një takim të papritur me një lakuriq nate.

Një video që është bërë virale është duke u përhapur në rrjetet sociale indiane: ekuipazhi dhe pasagjerët e tronditur shikojnë lakuriqin duke fluturuar në një Boeing 737.

Aeroplani u nis nga Delhi për në Newark, por lakuriqi u pa vetëm pas rreth një ore fluturimi, njoftoi agjencia e lajmeve ANI. Pastaj kapiteni vendosi të kthehej në New Delhi, raporton dailymail.

Zyrtarët indianë të aviacionit civil thanë se aeroplani ishte kthyer dhe u dezinfektua. Lakuriqi më vonë u gjet i vdekur në një seksion të klasit të biznesit, thanë zyrtarët për ANI.

Ndryshe, pasagjerët u transferuan në një aeroplan tjetër që u ul në Newark me disa vonesa, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Related posts

Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi nga Kosova në Austri, rreth 20 të lënduar

dardanianews

Masat anti-Covid që u miratuan dje dhe do të hyjnë në fuqi nga e hëna

dardanianews

Putin në gjendje të rënduar shëndetësore? Bëhet viral veprimi i tij gjatë një takimi

dardanianews