7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Largimi i papritur nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Drini Zeqo

Drini Zeqo u largua ditën e djeshme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 3.

Ai u detyrua ta linte përgjysmë garën për shkak të një urgjence familjare.

I njëjti ka reaguar me një postim pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ndonëse pati aludime të shumta, ai e konfirmoi se kishte të bënte me çështje familjare.

Vetëm pas pesë ditësh qëndrimi, Drini Zeqo detyrohet të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP””, u shpreh ai.

 

Gazetari e prezantuesi tutje theksoi: “Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”.

Drini për aq pak kohë sa qëndroi brenda rrëmbeu zemrat e publikut. /Telegrafi/

 

Related posts

Çfarë po ndodhë me çiftin? Kiara largon unazën e marteses nga gishti pak para lindjes se vajzes!

dardanianews

Nuk e keni ditur se vëllai ‘Rabijes‘ është ky, avokati njohur

dardanianews

Flori Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor

dardanianews