17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LDK e fiton përfundimisht Dragashin

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar përfundimisht Komunën e Dragashit. Votat e diasporës ishin vendimtare për kryetarin e ri të kësaj komune që do të jetë Bexhet Xheladini.

LDK është barazuar me PDK-në me numrin e komunave të fituara në zgjedhjet lokale.

Gazeta Express ka marrë vesh nga burime se LDK-ja e ka fituar Dragashin me votat e diasporës.

Sipas këtyre burimeve, LDK prinë dukshëm me vota para PDK-së në Dragash.

160 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 117 për Shaban Shabanin e PDK-së.

Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

Related posts

Kaseta për masakrën e Krushës e ‘Shtëpia e Verdhë’, Basha nxjerr videon: Si mashtron Rama

dardanianews

Tre ushtarë të KFOR-it të plagosur me armë zjarri

dardanianews

Ganimete Musliu e quan psikopat Albin Kurtin

dardanianews