Lajmi është  bërë i ditur përmes një komunikate për media sot në mëngjes.

Sipas njoftimit, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.

Sipas njoftimit, ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.

“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.

Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.