14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“LDK-ja partia e vetme që dha pushtet për shtet”, nëse shkohet në zgjedhje kjo parti do të dal e para – flet analisti i njohur

Kosova përveç gjendjes më pandeminë e koronavirusit gjendet edhe në një situatë tepër të vështirë politike pas mocionit të mosbesimit ku u rrezuar Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti. Nuk dihet nëse vendi do të shkoj në zgjedhje apo Kosova mund të këtë një qeveri teknike derisa Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të fundit është shprehur kundër një qeverie teknike.

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thenë se për momentin gjithmonë nëse e lejon Kushtetuta Kosovës i duhet një qeveri teknike derisa të ftohet pak lufta e fjalëve dhe urrejtjes në rrjetet sociale ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Unë nuk jam konstitucionalist dhe nuk e di si dikton kushtetuta, por dua të behët sic thotë kushtetuta. Nëse lejohet më kushtetute, do të doja që për momentin të krijohet një qeveri teknike sa të qetësojë ujërat dhe të ftohet lufta e fjalëve dhe urrejtjet në rrjete sociale. Nëse dështon Vetëvendosja të krijojë qeveri të re, mendoj se duhet te krijohet qeveri teknike, një qeveri jo muskujsh e jo inatesh. Nëse vendi shkon ne zgjedhje të reja do të kthjellohen gjerat por duhet të shkohet në zgjedhje shpejt jo pasi të uzurpohen gjithë zyrat e shtetit siç po ndodh” ka thënë Shahu.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje të reja LDK edhe nëse fiton fare pak do të mbetet partia e vetme që dha pushtet për shtet dha pushtetin për të mos lejuar krijimin e shtetit arrogant, autokrat për të mos lejuar shfaqjet e sjelljet diktatoriale.

“Pushteti i Vetëvendosjes nuk është pushtet i shumicës apo i gjysmës se parlamentit por është pushtet që nuk ka as çerekun e parlamentit. LDK mund të humbasë thellë por do të jetë partia që sakrifikoi për lirinë për ndalimin e mos instalimin e formave të dikurshme të diktaturës si ne Shqipërinë e Enver Hoxhës. Kritikat dhe zhurma ndaj LDK-së janë si liket e kryeministrit Kurti ne emisionin televiziv por liket nuk janë vota mendoj une. Mocioni ndaj qeverise Kurti ndaj sjelljeve të qeverisë është nga gjerat më të dinjitetshëm e të shëndetshme që kanë ndodhur për demokracinë në Kosove e Shqipëri” ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe profesori Rexhep Shahu për “Bota Sot”.

Related posts

Mbështetja në balotazh për Vitinë apo Ramën? Uran Ismaili merr vendimin e papritur

dardanianews

Lajm i mirë: Vaksina amerikane rezulton e suksesshme dhe pa efekte anësore në 45 vullnetarë

dardanianews

“Duhet të bëhemi gati për luftë” – Deklarata e ministrit gjerman të Mbrojtjes, që ka ndezur rrjetin

dardanianews