8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

LDK PO SILLET RRETH BOSHTIT, APO PA DALJE NGA RRETHI I ZEROS

Maxhun Smajli

D-Pilsting, 11 prill 2020 – Situata e krijuar brenda LDK-s, në Kosovë, më kujton debatin e LDK, Dega për Gjermani, të mbajtur me 29 tetor 2016, në Moosburg të Bavarisë, ku Idriz Zeqiri, pati thënë: “LDK, po sillet rreth boshtit, apo pa dalje nga rrethi i zerros; gjykohen të tjerët dhe nuk shihet dalja, apo nuk flitet për dalje”. Derisa, Donikë Gërvalla, LDK-n e krahasonte me të sëmurin që kërkon shërim.

Në këtë debat, pati lindur pyetja, se a ka nevojë komuniteti shqiptarë për LDK, në Gjermani? Donika, ishte përgjigjur: “Po! Por, në rend të parë duhet uniteti mes nesh, jo, realiteti i Zvicrës. Drejtuesit e Kryesisë në Prishtinë po kanë mundësi manipulimi, duke e marrë njërin e duke e hedhur tjetrin”.

Po ashtu, në këtë debat ishte folur edhe për shkuarje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku përfundoj siç u pa. U shkel etika morale njerëzore dhe ligji që rregullon moralin shqiptarë-Kanuni. Si, askund tjetër në Evropë, Donikë Gërvalla si femër, u ndalua, u kontrollua dhe u tërhoq zvarrë, deri në zbulim trupi, nga këlyshët e Isa Mustafës.

Veprim ky që hedh çdo mallkim mbi Isa Mustafën dhe këlyshët e tij, si dhe mbi gjithë ata që nuk e dënuan këtë akt amoral të Isa Mustafës dhe këlyshëve të tij. Pra, reformimi brenda LDK-s, është i domosdoshëm. Ndryshe, rrezikohet që LDK-ja, të shndërrohet në një parti komuniste që do të përçajë shqiptarët. / GazetaSHQIPTARI.com

Related posts

Kalkulimi i Albin Kurtit, kur e kujton veprimtarin e vrarë të LDK-së e kur s’thotë gjë

dardanianews

E tmerrshme/ Burri në sy të familjes së tij, rrah brutalisht një grua në Interex

dardanianews

Video dramatike, talibanët vrasin në sheshe publike 22 komando afganë

dardanianews