November 13, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Ledioni nuk vonon për diss-in e radhës ndaj Arbanës

programin e saj “Mirëmbrëma Yje” shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me shkas librin e tij të fundit.

Duke qenë dy ish-punonjës të Top Channel, biseda pashmangshmërisht kaloi te televizioni dhe prapaskenat e tij.

Në një moment të intervistës, Arbana e vuri Blushin mes zgjedhjeve, duke e pyetur se kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.

Përgjigja e Blushit ishte e menjëhershme dhe zbuloi një prapaskenë të bujshme, duke iu referuar “Big Brother VIP”.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. E talentuar për atë punë. Gjynah që s’e bën Big-un. Më vjen shumë keq që nuk e bën. Kjo është arsyeja pse të zgjodha. Ata më kërkuan që ta bënte Ledioni këtë punë dhe unë s’e pranova. Vura veton për ty, për fat të mirë. Dhe bëra shumë mirë. Po përse të vjen zor? Pse nuk më sheh në sy?”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është se një reagim nga Ledion Liço nuk duket të ketë vonuar.

Teksa intervista ishte ende “live”, vetëm pak minuta pas kësaj deklarate të fortë, moderatori ka postuar në Instagram Story një thënie të famshme të aktorit Jim Carrey, e cila flet për famën dhe pasurinë.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm dhe të bëjnë gjithçka që kanë ëndërruar, në mënyrë që të shohin se kjo nuk është përgjigjja,” shkruhet në postimin e Ledionit.

Ky postim, i bërë në një kohë kaq të afërt me deklaratën e Blushit, vështirë të jetë rastësi. Në rrjet po interpretohet gjerësisht si një mesazh i koduar ose një “thumb” filozofik ndaj diskutimit për pozitat dhe famën në televizion. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Egli përfundimisht heq dorë nga Gjesti

dardanianews

Asnjë nga familja Veshaj nuk e ndjek Heidin në Instagram, Donaldi tregon arsyen

dardanianews

Matoshi: Po e marr veç Zotin dhe lutjet e mija për një operim të radhës

dardanianews