8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeLajme nga Bota

“Legjioni i të Huajve” në Ukrainë nuk pranon vullnetarët e mundshëm nga Kosova

Në një muaj lufte, Vladyslav Kovalchuk nga një analist i ri politik që flet disa gjuhë, është kthyer në një person që merret me rekrutimin e vullnetarëve për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tij, Ukrainës.

Ai është bërë një skaut i aplikantëve për t’u bashkuar me Legjionin e të Huajve, të cilët i shkruajnë nga të gjitha anët e botës.

“Unë shpjegoj se si të shkosh në vend të sigurt përmes Telegramit, Facebook-ut ose emailit. Dhe unë u them se kë duhet të kontaktojnë kur shkelin në tokën ukrainase”, thotë ai në një bisedë telefonike nga Kievi.

Por, Kovalchuk ndalet edhe tek një pikë tjetër, ku përmendet edhe Kosova.

Ai thotë se ka vija të kuqe për ata që duan të bashkohen e nuk kanë eksperiencë ushtarake.

E edhe nëse kanë eksperiencë të tillë, nuk lejohen vullnetarët e mundshëm nga Kosova, Afganistani e Siria.

“Ne gjithashtu nuk pranojmë persona nga tre vende të ndaluara, Siria, Afganistani dhe Kosova, apo persona me precedentë kriminalë të lidhur me krime”.

Ai thotë se vetë ka ndihmuar 25 pjesëtarë të brigadës nga Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar kufirin polak.

Related posts

S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren me të cilën bashkëjetoi

dardanianews

Fjalët prekëse të shoqes në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

dardanianews

E fundit: Putin ka pasur atentat!

dardanianews