8.2 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova

Sonte, e shtunë, emocionet arrijnë kulmin me finalen e madhe të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Pas më shumë se 100 ditësh plot sfida, momente emocionuese dhe surpriza, pesë finalistët e këtij spektakli të ndjekur me pasion nga publiku do të garojnë për çmimin e madh.

Finalistët e këtij edicioni janë: Driloni, Sara, Vullnet, Xuxi dhe Xheneta – njëri prej të cilëve do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Përgjatë më shumë se 100 ditëve, këta konkurrentë kanë kaluar prova të vështira, momente të veçanta dhe kanë ndarë histori të paharrueshme me publikun.

Mos e humbisni ndjekjen e kësaj finaleje të jashtëzakonshme! Telegrafi do të jetë me ju LIVE për të sjellë çdo moment, zhvillim dhe surprizë që do të ndodhë sonte.

Qëndroni me ne dhe ndiqni hap pas hapi këtë mbrëmje madhështore. Fituesi i Big Brother VIP Kosova do të shpallet në një spektakël që premton të jetë i paharrueshëm!

Është prezantuar dukja e pesë yjeve të mbrëmjes.

Drilon Rama, Sara Kolami, Naim Bunjaku (Xuxi), Vullnet Krasniqi dhe Xheneta Fetahu po shkëlqejnë me dukjen e tyre elegante.

 Para 10 min

Nis zyrtarisht finalja e madhe

Mbrëmja finale ka nisur tashmë zyrtarisht në ‘Klan Arena’ nën prezantimin e Jonida Maliqit dhe Alaudin Hamiti.

Qindra fansa po e ndjekin nga afër përfundimin e spektaklit shumë të shikuar në Kosovë.

 Para 18 min

Sonte përfundon aventura mbi 100 ditore

Të shtunën po përmbyllet aventura mbi 100 ditore e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP Kosova 3.

Pesë finalistët sonte mbyllin garën, me njërin prej tyre që do të rezultojë fituesi i kësaj aventure.

Related posts

Teksa Egli u përfol për raportin e saj me Redonin, Olsi bën këtë veprim

dardanianews

Ish banorja atraktive e BBVK po e mbështet kështu Gjestin

dardanianews

Getinjo në lidhje dashurie me modelen dhe këngëtaren superseksi!

dardanianews