15 C
New York
September 26, 2023
DardaniaNews
Showbiz

Violeta Kukaj nis betejën ligjore me ish-burrin, ka angazhuar avokat në Kosovë

Këngëtarja Violetë Kukaj mori vëmendje të madhe para disa javëve si asnjëherë më parë. Shkas për këtë u bënë deklaratat e ish-kunatave të saj në një emision televiziv në Shqipëri sa i përket pretendimeve se këngëtarja ua ka marrë pasurinë e familjes, shkruan Insajderi.

Dy ish kunatat e këngëtares Violetë Kukaj ndër tjerash në “E diela shqiptare”, patën akuzuar rëndë këngëtaren. Ato kishin deklaruar se Violeta është ndarë nga vëllai i tyre, Faiku për t’iu ikur borxheve.

Njëra nga motrat, deklaron se Violetë e ka dërguar në psikiatri atëherë burrin e saj.

E pas këtyre deklaratave dhe akuzave ndaj saj, Violeta Kukaj ka angazhuar kompaninë Juridica që ‘betejën’ e saj ta vazhdojë me ligj.

Këtë e konfirmoi avokati i saj Skënder Musa, i cili tanimë do të ndjek rastin e Violeta Kukaj.

“Ajo ka një rast për dhunë në familje ku është viktimë. Por, ne do ta përfaqësojmë edhe në rastet civile me konteste pronësore”, ka thënë për Insajderin Skënder Musa, avokat.

 

Related posts

Nënë e grua e martuar, por Olta pa hezitim ekspozon të pasmet gjigante në fotografinë e fundit

adminkosova

Bledi Mane e quan Luizin frikacak: Nuk ka pasur kurrë një femër si Kiara më parë

dardanianews

Blasta: Me Mbresën pata lidhje para Big Brother, me Melisën pas BBVK

dardanianews