16.8 C
New York
October 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.

Sipas informacioneve, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.

Burimet bëjnë të ditur se zhvillimet e fundit kanë krijuar pritshmëri që vetëdorëzimi i të dyshuarit të realizohet së shpejti, ndonëse ende nuk ka konfirmim se ai është dorëzuar apo arrestuar.

Ky zhvillim vjen pas informacioneve se Sylaj ishte raportuar të jetë parë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

Sipas burimeve, vetëdorëzimi pritet të realizohet së shpejti, ndërsa mbetet të konfirmohet përfundimi i veprimeve të autoriteteve.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për kryerjen e këtij krimi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Related posts

New York Times: Shqipja, ndër tri gjuhët më të vjetra në botë..

dardanianews

Rusia shpërngul anijet e luftës në Detin Baltik, pretendon se po përgatitet për masat që Europa do marrë ndaj ‘flotës fantazmë’

dardanianews

AKSIDENTOHET DJALI I PRESIDENTIT THAÇI

dardanianews