Siç mëson FrontOnline, Lumbardh Salihu, bashkë me babain e tij, Salih Salihu, kanë pasur sot takim me figura qendrore të LDK-së, përfshirë këtu edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.
Se kanë pasur takim me Hazirin, dhe se ka pretendime për të hyrë në politikë, Lumbardhi, e ka konfirmuar edhe babai i tij, Salih Salihu.
”Vallahi ne u takum rastësisht, tani dolem aty me e hangër një drekë të përbashkët.
Lumbardhi ka pak pretendime siç duket, por nuk e di saktë se çka po bën.
Ti e paske pa pak…ne njihemi moti me Lutën, edhe s’ka qenë dikush tjetër veç Luta…” tha Salihu për FrontOnline.
FrontOnline, pas takimit që Salihu ka pasur me Hazirin, ka kontaktuar këtë të fundit, por nuk është deklaruar për takimin.
”Jam në Mitrovicë, bisedoni me Besianin, nuk e di” tha Haziri.
FrontOnline ka provuar të bisedoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ky i fundit nuk është përgjigjur në thirrjen tonë.
Burimet e FrontOnline, tregojnë se Lumbardh Salihu, do të jetëkandidat për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës /FrontOnline/