15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

“Ma përpara ia jap gruan Albinit se Hashimit votën” – eskalon anëtari i rëndësishëm i Vetëvendosjes

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale, Hamdi Shartari, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me një postim të fundit në Facebook, ku përfshiu bashkëshorten e tij për të theksuar mbështetjen ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

“Të nderuar miq, bash me i ardhë puna, ma përpara ia jap grunë Albinit se Hashimit votën. Vikend të këndshëm“, ka shkruar Shartari në profilin e tij.

Pas një vale kritikash, Shartari e ka fshirë postimin dhe ka reaguar, duke pretenduar se nuk ka qenë ai autori i statusit, por se dikush ia kishte thyer fjalëkalimin.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Shartari përfshihet në situata të tilla. Më herët, ai kishte publikuar një status me përmbajtje fyese dhe, ashtu si tani, kishte deklaruar se nuk ishte ai autori, por se dikush tjetër kishte marrë telefonin e tij./ Gazeta Insajderi/

Related posts

“Edhe ne jemi shqiptarë…” – rrëfimi nga Sanxhaku që po emocionon gjithë kombin

dardanianews

Trump befason: “Kemi gjetur kurën për autizmin”

dardanianews

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë

dardanianews